Kryqi i Kuq Gostivar me ushtrim demonstrues kundër përdorimit të piroteknikës: Festa pa lëndime

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Gostivar, sot më 28 dhjetor 2025, në bashkëpunim me MPB – SP Gostivar dhe IPSH – Shtëpia e The post Kryqi i Kuq Gostivar me ushtrim demonstrues kundër përdorimit të piroteknikës: Festa pa lëndime appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 28, 2025 - 18:30
 0
Kryqi i Kuq Gostivar me ushtrim demonstrues kundër përdorimit të piroteknikës: Festa pa lëndime

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Gostivar, sot më 28 dhjetor 2025, në bashkëpunim me MPB – SP Gostivar dhe IPSH – Shtëpia e Shëndetit Gostivar, realizoi një ushtrim demonstrues simulues për pasojat nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Ushtrimi kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes publike mbi rreziqet serioze që sjell përdorimi i piroteknikës, veçanërisht gjatë festave të fundvitit, si dhe promovimin e një festimi të sigurt dhe të përgjegjshëm të Vitit të Ri.

Përmes këtij aktiviteti u demonstruan procedurat e reagimit emergjent dhe u dërgua një mesazh i fuqishëm për qytetarët, sidomos për të rinjtë dhe prindërit, që të shmangin përdorimin e mjeteve piroteknike.

Mesazhi i organizatorëve është i qartë: Ndalo piroteknikën – festa pa lëndime.

The post Kryqi i Kuq Gostivar me ushtrim demonstrues kundër përdorimit të piroteknikës: Festa pa lëndime appeared first on Flaka, në çdo lajm... .