Kur dora e grimerit bën mrekulli: Kaq shumë e ka transformuar grimi këngëtaren Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit, ku duket krejtësisht e transformuar falë grimit profesional. Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqet me një look shumë të kuruar, ku theksi vihet tek sytë e theksuar me “smokey eyes”, konturimi i fytyrës dhe buzët e plota që […]

Prill 22, 2026 - 19:00
Kur dora e grimerit bën mrekulli: Kaq shumë e ka transformuar grimi këngëtaren Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit, ku duket krejtësisht e transformuar falë grimit profesional.

Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqet me një look shumë të kuruar, ku theksi vihet tek sytë e theksuar me “smokey eyes”, konturimi i fytyrës dhe buzët e plota që i japin një pamje tejet glamuroze, raporton ORAinfo.

Ndryshimi është aq i dukshëm, saqë fansat kanë mbetur të habitur nga transformimi.

Fjolla njihet për stilin e saj provokues dhe gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes me paraqitjet e saj, por kësaj here duket se grimi ka bërë diferencën më të madhe.

Komentet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, ku shumë ndjekës e kanë komplimentuar për dukjen, ndërsa të tjerë janë shprehur se mezi e kanë njohur në shikim të parë. /ORAinfo/