Kurti dhe Abdixhiku po zhvillojnë takim në Kuvend
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë duke zhvilluar takim në hapësirat e Kuvendit të Kosovës. Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit polit...


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë duke zhvilluar takim në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe arritjen e një marrëveshjeje për funksionalizimin e institucioneve të reja të vendit.
Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar edhe më herët disa takime, por deri më tani nuk kanë arritur marrëveshje përfundimtare.
Në takim po marrin pjesë edhe Vjosa Osmani e Lutfi Haziri.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.