Kurti hesht për dorëzimin e mandatit nga Osmani, uron kryeministrin e ri të Nepalit
Kryeministri Albin Kurti nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani, e cila këtë të shtunë ia dorëzoi përkohësisht detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, gjatë një ceremonie të mbajtur në Presidencë. Megjithatë, Kurti ka zgjedhur të adresojë një mesazh urimi në arenën ndërkombëtare. Përmes një postimi në


Kryeministri Albin Kurti nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani, e cila këtë të shtunë ia dorëzoi përkohësisht detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, gjatë një ceremonie të mbajtur në Presidencë.
Megjithatë, Kurti ka zgjedhur të adresojë një mesazh urimi në arenën ndërkombëtare. Përmes një postimi në platformën X, ai ka përgëzuar kryeministrin e zgjedhur të Nepalit, Balen Shah, për nisjen e mandatit të ri.
