Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se edhe këtë kanë vendosur të mbështesin fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundviti në shumën prej 100 eurove. Postimi i plotë: Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët. Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri […]

dhjetor 24, 2025 - 22:00
 0
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Deputeti i LDK-së: Studentët ende s’i kanë marrë 100 euro, dalin pak ditë para balotazhit

Deputeti i LDK-së: Studentët ende s’i kanë marrë 100 euro, dalin pak ditë para balotazhit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se edhe këtë kanë vendosur të mbështesin fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundviti në shumën prej 100 eurove.

Postimi i plotë:

Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.

Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja