Kurti në Londër, liderët e shtetit bëjnë homazhe në 27 vjetorin e Betejës së Koshares
Sot Kosova shënoi 27-vjetorin e Betejës së Koshares, një nga momentet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri. Për nder të kësaj dite, ministra, deputetë dhe qytetarë bënë homazhe në kujtim të dëshmorëve. Megjithatë, i vetmi që mungoi ishte kryeministri Albin Kurti, i cili udhëtoi drejt Londrës për një diskutim […]


Sot Kosova shënoi 27-vjetorin e Betejës së Koshares, një nga momentet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.
Për nder të kësaj dite, ministra, deputetë dhe qytetarë bënë homazhe në kujtim të dëshmorëve.
Megjithatë, i vetmi që mungoi ishte kryeministri Albin Kurti, i cili udhëtoi drejt Londrës për një diskutim mbi “Shtetformim ekonomik dhe stabilitet global” të organizuar nga ODI Global.
Në ceremoninë e përvjetorit morën pjesë ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla, ish-presidentja Vjosa Osmani, si dhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku me deputetë të tjerë.