Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat
Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në një njoftim për media të zyrës së Kurtit, u diskutua për progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të Kosovës, si elemente kyçe në rrugën drejt


Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në një njoftim për media të zyrës së Kurtit, u diskutua për progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të Kosovës, si elemente kyçe në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 dëshmoi se Kosova ka vazhduar progresin në integrimin evropian. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me këtë status”.
Në takim u diskutua edhe rreth situatës gjeopolitike, Planit të Rritjes, bashkëpunimit rajonal dhe aktualitetit.
“Sa i përket bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv dhe mbështet integrimin më të gjerë ekonomik të rajonit bazuar në vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian”, theksohet më tej në njoftim
