Kurti thotë se do të formojë qeverinë e re pas çertifikimit të rezultateve, s’tregon kë preferon për partnerë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës, VV’ja prin në 21 komuna. Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Kurti thotë se puna e qeverisë së re do të vazhdojë sapo të certifikohen rezultatet, por nuk tregon se kë preferon për partnerë

shkurt 12, 2025 - 02:00
 0  5
Kurti thotë se do të formojë qeverinë e re pas çertifikimit të rezultateve, s’tregon kë preferon për partnerë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës, VV’ja prin në 21 komuna.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Kurti thotë se puna e qeverisë së re do të vazhdojë sapo të certifikohen rezultatet, por nuk tregon se kë preferon për partnerë në qeverisje.

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.  Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.  Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, shkroi Kurti.