“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vd*iq sot në Prishtinë
Qendra për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës”, kanë reaguar pas rastit ku një grua vdiq në rrethana të dyshimta sot në Prishtinë. Në reagimin e tyre thuhet se janë tejet të shqetësuar në lidhje me rastin në fjalë, ku bënë lutje që çdo medium dhe person që mund të posedojë informata apo pamje të


Qendra për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës”, kanë reaguar pas rastit ku një grua vdiq në rrethana të dyshimta sot në Prishtinë.
Në reagimin e tyre thuhet se janë tejet të shqetësuar në lidhje me rastin në fjalë, ku bënë lutje që çdo medium dhe person që mund të posedojë informata apo pamje të çfarëdo formati lidhur me rastin në fjalë, të mos i shpërndajnë.
“Ne si Linjë jemi tejet të shqetësuar/a lidhur me rastin e fundit të humbjes së jetës së një personi, meqë rast informata ende të pakonfirmuara nga organet e rendit lidhur me vdekjen e saj dhe pamje lidhur me rastin, janë shpërndarë në disa platforma mediale”.