Kurti thumbon keq rivalët: Pragu për partitë tjera është 5%, e për Vetëvendosjen është 50%
Albin Kurti ka folur pas nominimit edhe për një mandat për kryeministër të vendit, ku ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit si të veçanta dhe si të parat të rregullta në vendin tonë. Ai ndër të tjera në fjalimin e tij thumboi jo pak edhe partitë opozitare. “Paritë tjera besoj e kanë kollaj, por […]
Albin Kurti ka folur pas nominimit edhe për një mandat për kryeministër të vendit, ku ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit si të veçanta dhe si të parat të rregullta në vendin tonë.
Ai ndër të tjera në fjalimin e tij thumboi jo pak edhe partitë opozitare.
“Paritë tjera besoj e kanë kollaj, por as ne nuk e kemi aq vështirë, se pragu për partitë tjera është 5%, e për Vetëvendosjen është 50%”, tha Kurti, shkruan Reporteri.
Ai tutje tha se VV është subjekti i vetëm që nuk do të varet nga votat e Listës Serbe për krijimin e qeverisë së re.
Kurti në fjalimin e tij ka numëruar të arriturat e qeverisë nën udhëheqjen e tij. Kurti tha se gjatë mandatit katër vjeçar tha se janë tejkaluar shumë sfida për Kosovën.