Kush është Peter Sorensen që pritet ta pasojë Miroslav Lajçak në rolin e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi

Peter Sorensen pritet ta pasojë Miroslav Lajçak në rolin e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi. Siç shkruan sot Radio Evropa e Lirë, në versionin serb-koratisht, Sorensen është caktuar pasuesi i Lajçakut si ndërmjetësues në dialog. Sorensen nga Danimarka është diplomat i karrierës dhe ish-përfaqësuesin special të BE-së për Bosnje-Hercegovinën. Siç thuhet në shkrim, turneu i parë

Jan 14, 2025 - 19:00
 0  5
Kush është Peter Sorensen që pritet ta pasojë Miroslav Lajçak në rolin e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi
kush-eshte-peter-sorensen-qe-pritet-ta-pasoje-miroslav-lajcak-ne-rolin-e-emisarit-te-dialogut-kosove-serbi

kush-eshte-peter-sorensen-qe-pritet-ta-pasoje-miroslav-lajcak-ne-rolin-e-emisarit-te-dialogut-kosove-serbi

Peter Sorensen pritet ta pasojë Miroslav Lajçak në rolin e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi.

Siç shkruan sot Radio Evropa e Lirë, në versionin serb-koratisht, Sorensen është caktuar pasuesi i Lajçakut si ndërmjetësues në dialog.

Sorensen nga Danimarka është diplomat i karrierës dhe ish-përfaqësuesin special të BE-së për Bosnje-Hercegovinën.

Siç thuhet në shkrim, turneu i parë i Kaja Kalas në Ballkanin Perëndimor pritet pas zgjedhjeve në Kosovë, të cilat do të mbahen më 9 shkurt.

Lajçak së fundi ka vizituar SHBA-në, ku ndër të tjera ka takuar ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien dhe zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanoff.

Lajçak ishte emëruar emisar i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor më 2 prill 2020, dhe së fundi Brukseli ia zgjati mandatin deri më 31 janar.