Kushtetuesja i jep dritën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë: S’është në kundërshtim me Kushtetutën – ishin ankuar PDK e LDK

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë, meqë ka gjetur se nenet e kontestuara nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën. Në njoftimin e Kushtetutes thuhet se është vendosur që Ligji t’i dërgohet Presidentes Vjosa Osmani për shpallje. “Gjykata njëzëri (i) ka vendosur që të deklarojë kërkesat e pranueshme; (ii) të

Prill 25, 2025 - 17:00
 0  4
Kushtetuesja i jep dritën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë: S’është në kundërshtim me Kushtetutën – ishin ankuar PDK e LDK
kushtetuesja-i-jep-driten-e-gjelber-ligjit-per-zyrtaret-publike:-s’eshte-ne-kundershtim-me-kushtetuten-–-ishin-ankuar-pdk-e-ldk

kushtetuesja-i-jep-driten-e-gjelber-ligjit-per-zyrtaret-publike:-s’eshte-ne-kundershtim-me-kushtetuten-–-ishin-ankuar-pdk-e-ldk

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritën e gjelbër Ligjit për Zyrtarët Publikë, meqë ka gjetur se nenet e kontestuara nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Në njoftimin e Kushtetutes thuhet se është vendosur që Ligji t’i dërgohet Presidentes Vjosa Osmani për shpallje.

“Gjykata njëzëri (i) ka vendosur që të deklarojë kërkesat e pranueshme; (ii) të konstatojë që paragrafët 3, 4 dhe 5 të nenit 18 (Dispozitat kalimtare) të Ligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, nuk janë në kundërshtim me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; si dhe (iii) të konstatojë që paragrafët 3, 4 dhe 5 të nenit 18 (Dispozitat kalimtare) të Ligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, nuk janë në kundërshtim me nenet: 3 [Barazia para Ligjit], 7 [Vlerat], 24 [Barazia para Ligjit], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Bazuar në konstatimet e mësipërme, Gjykata gjithashtu vendosi që (i) Ligji i kontestuar i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje; dhe (ii) të përcaktojë që Aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ky ligj ishte dërguar në Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.