Kushtrim Sadiku prezanton Beqë Cufajn si pjesë të ekipit të Kanal 10
Moderatori i emisionit “Politiko” në Kanal 10, Kushtrim Sadiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nga sot e tutje televizionit të gazetarëve, Kanal 10 i bashkangjitet shkrimtari, publicisti dhe ambasadori Beqë Cufaj. Sadiku i uroi mirëseardhje Cufajt duke thënë se një kohë kanë bashkëpunuar në disa etapa të ndryshme në Gazetari.


Moderatori i emisionit “Politiko” në Kanal 10, Kushtrim Sadiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nga sot e tutje televizionit të gazetarëve, Kanal 10 i bashkangjitet shkrimtari, publicisti dhe ambasadori Beqë Cufaj.
Sadiku i uroi mirëseardhje Cufajt duke thënë se një kohë kanë bashkëpunuar në disa etapa të ndryshme në Gazetari. Ai gjithashtu u shpreh i lumtur për ardhjen e Cufajt në periudhën më të rëndësishme për Kosovën.
“Miresevjen Beqe Cufaj!
Nga sonte e tutje, televizionit te gazetareve Kanal 10, i bashkangjitet shkrimtari, publicisti dhe ambasadori Beqe Cufaj.
Me diplomatin Cufaj kemi bashkepunuar suksesshem ne disa etapa te ndryshme ne fushen gazetareske.
I gezohem shume ardhjes se tij ne kete periudhe te rendesishme per Kosoven.”, shtoi tutje Sadiku.
Sadiku tha se përvoja publicistike e Cufajt në mediat gjermanofolëse dhe eksperienca e tij në diplomaci janë vlera të larta dhe se ato formojnë profilin e tij. Ai gjithashtu theksoi se bashkimi i tij në televizionin e gazetarëve, është një vlerë e shtuar për Kanalin 10.
“Na shkoftë mbarë!”, është shprehur tutje Sadiku./Gazeta10
Postimi i plotë i Sadikut:
