Labinot Azemi dhe Orhan Nazifi ndajnë mirënjohje për kryetarin e Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhin për angazhimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi gjatë ditës së djeshme u nderua me mirënjohje për angazhimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve. Kjo mirënjohje është ndarë nga përfaqësuesit e Institutit INVES, nga Labinot Azemi dhe Orhan Nazifi, të cilët vlerësuan angazhimin e komunës si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më


Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi gjatë ditës së djeshme u nderua me mirënjohje për angazhimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
Kjo mirënjohje është ndarë nga përfaqësuesit e Institutit INVES, nga Labinot Azemi dhe Orhan Nazifi, të cilët vlerësuan angazhimin e komunës si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për fëmijët dhe të rinjtë e kësaj komune, por edhe në përgjithësi, shkruan Gazeta 10.
Ballazhi theksoi se ky vlerësim konfirmon përkushtimin institucional për të ndërtuar një ambient mbështetës, ku mirëqenia dhe siguria e nxënësve janë prioritet. Ai bëri të ditur gjithashtu se është riafirmuar zotimi që institucionet përkatëse do të vazhdojnë të mbështesin iniciativa të ngjashme, me fokus të veçantë në shëndetin mendor, parandalimin e dhunës dhe forcimin e mirëqenies psiko-sociale në shkolla.
“Bashkëpunimi institucional mbetet kyç për ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të ndërgjegjshme”, ka thënë Ballazhi përmes një postimi në Facebook.
Kjo iniciativë konsiderohet një hap i rëndësishëm në drejtim të fuqizimit të politikave parandaluese dhe rritjes së ndërgjegjësimit për sfidat me të cilat përballen të rinjtë në shoqëri./Gazeta 10
