Lapidar për dëshmorët në Orobërdë – përkujtohet heroizmi i tyre në 27-vjetorin e rënies
Sot, në fshatin Orobërdë të Istogut, është përuruar lapidari kushtuar dëshmorëve Qazim Hakaj, Sylë Qeta dhe Nexhmedin Hakaj. Ceremonia u mbajt në shënim të 27-vjetorit të rënies së tyre heroike. Me këtë rast, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë të komunës së Istogut kanë nderuar sakrificën dhe heroizmin e tyre, duke rikujtuar kontributin që dhanë për lirinë


Sot, në fshatin Orobërdë të Istogut, është përuruar lapidari kushtuar dëshmorëve Qazim Hakaj, Sylë Qeta dhe Nexhmedin Hakaj. Ceremonia u mbajt në shënim të 27-vjetorit të rënies së tyre heroike.
Me këtë rast, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë të komunës së Istogut kanë nderuar sakrificën dhe heroizmin e tyre, duke rikujtuar kontributin që dhanë për lirinë e vendit.
Po ashtu, gjatë ceremonisë u përkujtuan edhe viktimat civile të vrara nga forcat serbe 27 vite më parë.
