LDK dhe PDK arrijnë koalicion në këtë komunë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në komunën e Fushë Kosovës. Kështu ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Besnik Osmani. “Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, […]


Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në komunën e Fushë Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Besnik Osmani.
“Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit.
Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë.”
Ai tha se gjatë këtyre ditëve, “dy degët tona kanë punuar së bashku në hartimin e planit qeverisës dhe, në koordinim të plotë edhe me qendrën, kemi nënshkruar marrëveshjen për qeverisjen gjithëpërfshirëse për mandatin e ardhshëm qeverisës.”
Sipas tij, kjo marrëveshje është shprehje e përgjegjësisë politike dhe e vullnetit të përbashkët për ta çuar Fushë Kosovën përpara.