LDK-ja nesër në Pallatin e Rinisë e hap fushatën: Ringritje, përbashkim e shpresë për ndryshim
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë. Në njoftimin e dhënë nga kjo parti, thuhet se tubimi nis nga ora 17:00. Nga LDK-ja thonë se rrugëtimin drejt të ardhmes së ndritshme për çdo qytetar të Kosovës e kemi nisur bashkë
![LDK-ja nesër në Pallatin e Rinisë e hap fushatën: Ringritje, përbashkim e shpresë për ndryshim](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/710310-ldk-ja-neser-ne-pallatin-e-rinise-e-hap-fushaten-ringritje-perbashkim-e-shprese-per-ndryshim.jpg)
![ldk-ja-neser-ne-pallatin-e-rinise-e-hap-fushaten:-ringritje,-perbashkim-e-shprese-per-ndryshim](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/710310-ldk-ja-neser-ne-pallatin-e-rinise-e-hap-fushaten-ringritje-perbashkim-e-shprese-per-ndryshim-1024x682.jpg)
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.
Në njoftimin e dhënë nga kjo parti, thuhet se tubimi nis nga ora 17:00.
Nga LDK-ja thonë se rrugëtimin drejt të ardhmes së ndritshme për çdo qytetar të Kosovës e kemi nisur bashkë dhe po e vazhdojmë nesër me zemër të hapur e me shkëndijë në sy.
”Rrugëtimin drejt të ardhmes së ndritshme për çdo qytetar të Kosovës e kemi nisur bashkë, dhe po e vazhdojmë nesër me zemër të hapur e me shkëndijë në sy. Hapja madhështore e fushatës së LDK-së është thirrje për ringritje, përbashkim, për shpresë dhe për ndryshim. Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij momenti historik!Për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e vendit, për Kosovën që duam dhe që do ta ndërtojmë së bashku – eja dhe BËHU NDRYSHIMI!”, thuhet në njoftimin e kësaj partie në rrjetin social në Facebook.
Le ta dëshmojmë edhe një herë, ashtu siç di dhe mundet vetëm Lidhja Demokratike, se së bashku mund dhe do ta bëjmë ndryshimin e madh, thuhet më tutje në reagim