Muhaxhiri: Nuk shoh që dikush nga pala shqiptare në Kosovë të jetë në ‘’Listën e Zezë’’ të SHBA-së

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar për FrontOnline në lidhje me listën e zezë të paralajmëruar nga SHBA për Ballkanin Perëndimor. Ai ka theksuar se individët apo organizatat do të përfshihen në këtë listë vetëm pasi të definohen qartë rreziqet që ato paraqesin. ‘’Derisa të definohen qartë rreziqet individët apo organizatat, ata nuk përfshihen në

Jan 10, 2025 - 12:00
 0  4
Muhaxhiri: Nuk shoh që dikush nga pala shqiptare në Kosovë të jetë në ‘’Listën e Zezë’’ të SHBA-së
muhaxhiri:-nuk-shoh-qe-dikush-nga-pala-shqiptare-ne-kosove-te-jete-ne-‘’listen-e-zeze’’-te-shba-se

muhaxhiri:-nuk-shoh-qe-dikush-nga-pala-shqiptare-ne-kosove-te-jete-ne-‘’listen-e-zeze’’-te-shba-se

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar për FrontOnline në lidhje me listën e zezë të paralajmëruar nga SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka theksuar se individët apo organizatat do të përfshihen në këtë listë vetëm pasi të definohen qartë rreziqet që ato paraqesin.

‘’Derisa të definohen qartë rreziqet individët apo organizatat, ata nuk përfshihen në listën e zezë të SHBA-së’’ tha ai.

Ai ka shtuar se për momentin nuk sheh ndonjë individ apo organizatë nga pala shqiptare në Kosovë që mund të meritojë këtë veprim.

‘’Unë nuk mendoj se në Kosovë nga pala shqiptare ekziston ndonjë organizatë apo individ që do ta meritonte këtë epitet, mirë por mund të ketë nga grupet kriminale të veriut’’ potencoi Muhaxhiri.

Analisti Muhaxhiri gjithashtu ka theksuar se nëse ndonjë institucion apo individ nga pala shqiptare në Kosovë do të përfshihej në këtë listë, do të ishte një tragjedi e madhe.

‘’Nëse ndonjë institucion ose person nga pala shqiptare në Kosovë do të përfshihej në këtë listë. do të ishte tragjedi e madhe’’ përfundoi Muhaxhiri.

https://frontonline.net/kush-mund-te-rrezikohet-ne-kosove-nga-zgjerimi-i-sanksioneve-prej-presidentit-amerikan-joe-biden/