Leonard Kerquki: Dy emra konsensual po diskutohen mes VV’se dhe LDK’se

Leonard Kequki Berisha apo Ramajli, kush do te behet President? Dy emra konsensual po diskutohen mes VV’se dhe LDK’se. Per hir te se vertetes, te dyte jane diskutuar edhe para 7 Qershorit. Ibrahim Berisha (71 vjeç) Antetar i Kryesise se pa...

gusht 18, 2026 - 22:30
Leonard Kerquki: Dy emra konsensual po diskutohen mes VV’se dhe LDK’se

Leonard Kequki

Berisha apo Ramajli, kush do te behet President?

Dy emra konsensual po diskutohen mes VV’se dhe LDK’se. Per hir te se vertetes, te dyte jane diskutuar edhe para 7 Qershorit.

Ibrahim Berisha (71 vjeç)
Antetar i Kryesise se pare dhe te dyte te LDK’se. Themelues i kesaj partie dhe i QIK’ut. Mbahet mend si nje prej gazetareve te pare te “Rilindjes” qe e hodhi librezen e Partise Komuniste.

Iljaz Ramajli (75 vjeç)
Politikan i rendesishem ne KSAK. Nenkryetar i Kuvendit Krahinor. Udhehoqi seancen e 7 shtatorit 1990 ne Kaçanik, ku u miratua Kushtetuta e Kosoves. Udheheqes i Zyres se Kosoves ne Tirane gjate viteve te 90’ta. Ramajli nuk kishte pranuar te behet President ne vitin 2011. Pas refuzimit te tij, Presidente u zgjodh Atifete Jahajga.

Po ashtu, pjese e diskutimeve kane qene edhe emri i ish-Ministrit Haki Demollit, ish-Presidentit Fatmir Sejdiu…


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.