Lëvizje interesante në listën e LDK-së për deputetë teksa numërimi po shkon drejt fundit
Teksa numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, gara në listën e LDK-së vazhdon të mbetet interesante. Ermal Sadiku i cili renditej i 15-ti me vota, tashmë ka tejkaluar Fadil Hadërgjonajn dhe ndodhet në pozitën e 14-të si më i votuari. Sadiku deri tani ka 15 mijë e 86 vota derisa Hadërgjonaj 15


Teksa numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, gara në listën e LDK-së vazhdon të mbetet interesante.
Ermal Sadiku i cili renditej i 15-ti me vota, tashmë ka tejkaluar Fadil Hadërgjonajn dhe ndodhet në pozitën e 14-të si më i votuari.
Sadiku deri tani ka 15 mijë e 86 vota derisa Hadërgjonaj 15 mijë e 17 vota.
Arben Gashi ka ngecur mbrapa me vota, dhe tani ka rreth 500 vota më pak se Hadërgjonaj.
