Librat shkollorë të vjetruar dhe të papërshtatshëm! “Gjenerata Z” nuk gjen lidhje me tekstet aktuale
Bazuar në një hulumtim njëvjeçar të programeve dhe teksteve shkollore, Shoqata akademike “Akademia Shqiptare” ka konstatuar mungesë reformimi sistematik, përmbajtje të vjetruar, qasje etnocentrike dhe elemente diskriminuese në librat për nxënësit shqiptarë. Sipas hulumtuesit Hasan Jashari, dështimi i qeverisë për reforma substanciale dhe pasiviteti i universiteteve kanë ndikuar negativisht në cilësinë e arsimit, ndërsa librat […]
Bazuar në një hulumtim njëvjeçar të programeve dhe teksteve shkollore, Shoqata akademike “Akademia Shqiptare” ka konstatuar mungesë reformimi sistematik, përmbajtje të vjetruar, qasje etnocentrike dhe elemente diskriminuese në librat për nxënësit shqiptarë. Sipas hulumtuesit Hasan Jashari, dështimi i qeverisë për reforma substanciale dhe pasiviteti i universiteteve kanë ndikuar negativisht në cilësinë e arsimit, ndërsa librat e fillimviteve 2000 janë të papërshtatshëm për gjeneratën “Z”.
“Në përgjithësi kemi të bëjmë me libra të cilat nuk flasin për jetën e nxënësve, punën e tyre, nuk flasin për përgatitjet për punë, nuk flasin për shqiptarët, nuk ka këngë shqipe, histori shqiptare dhe nuk i shërbejnë askujt. Janë libra me afat të skaduar dhe nuk janë të përgatitura për gjeneratën Z, por janë me veçori etno-centrike, një nacionale dhe të mërzitshëm”, u shpreh Hasan Jashari – “Akademia Shqiptare”.
Jashari apelon që institucionet përgjegjëse të fokusohen në cilësinë e teksteve shkollore dhe në reformimin e Entit Pedagogjik Republikan.
“Ministria e Arsimit, Enti Pedagogjik Republikan që është një strukturë komuniste e pa reformuar, duhet të sjellë njerëz nga universitete që janë më kritikë ndaj librave, dhe profesorët universitarë të marrin pjesë në përpilimin e librave dhe çdo gjë duhet të bëhet nga fillimi”, theksoi Hasan Jashari – “Akademia Shqiptare”.
Studimi vjen në përfundimin se reforma e mirëfilltë arsimore kërkon përditësim të rregullt të programeve mësimore, përfshirje aktive të nxënësve dhe arsimtarëve, depolitizim të institucioneve arsimore dhe respektim praktik të parimeve kushtetuese të barazisë dhe multikulturalizmit.