Liburn Aliu u largua për shkak të Bashës, Kurti e propozon atë në postin e tij
Më 27 gusht të këtij viti, Liburn Aliu njoftoi papritur dorëheqjen nga posti i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja e tij erdhi vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës (26 gusht 2025). “Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Më 27 gusht të këtij viti, Liburn Aliu njoftoi papritur dorëheqjen nga posti i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja e tij erdhi vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës (26 gusht 2025).
“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit të kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim,” kishte shkruar Aliu në postimin e tij më 27 gusht.
Ndërkohë sot, në seancën e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë “Kurti 3”, kryeministri në detyrë Albin Kurti propozoi Dimal Bashën për postin që më herët e mbante Liburn Aliu.
Lidhur me këtë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se propozimi për Dimal Bashën ishte bërë para se ai të zgjidhej Kryetar i Kuvendit.
Megjithatë, formimi i Qeverisë “Kurti 3” dështoi pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti t’i mbledhë votat.
