Ligji kundër duhanit në fazë konsultimi, gastronomët kundërshtojnë

Propozim-ligji për mbrojtje nga duhani vazhdon të mbetet në fazën e konsultimeve publike në Regjistrin Elektronik të Rregulloreve (ENER), ku qytetarët, organizatat dhe grupet e interesit kanë ende mundësi të The post Ligji kundër duhanit në fazë konsultimi, gastronomët kundërshtojnë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 21, 2026 - 18:30
 0
Ligji kundër duhanit në fazë konsultimi, gastronomët kundërshtojnë

Propozim-ligji për mbrojtje nga duhani vazhdon të mbetet në fazën e konsultimeve publike në Regjistrin Elektronik të Rregulloreve (ENER), ku qytetarët, organizatat dhe grupet e interesit kanë ende mundësi të paraqesin sugjerime dhe propozime për përmbajtjen e tij.

Pas përfundimit të kësaj faze, ligji pritet të marrë formën përfundimtare dhe të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvend. Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se për miratimin e këtij ligji nevojitet mbështetje e gjerë politike, përfshirë edhe opozitën, duke vënë në plan të parë mbrojtjen e shëndetit publik.

“Shëndeti publik duhet të jetë mbi çdo interes tjetër. Presim që në kuadër të Komisionit për Shëndetësi të iniciohet bashkëpunim ndërpartiak. Ministria e Shëndetësisë është e hapur për sugjerime nga të gjithë aktorët e prekur dhe çdo propozim do të shqyrtohet seriozisht mbi bazë të argumenteve”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kundërshtime nga sektori i gastronomisë
Në anën tjetër, përfaqësuesit e sektorit të gastronomisë janë shprehur publikisht kundër propozim-ligjit, duke paralajmëruar se miratimi i tij do të kishte pasoja serioze ekonomike për bizneset. Sipas tyre, ndalimi i pirjes së duhanit në ambientet e lokaleve do të sillte rënie të numrit të klientëve, humbje financiare dhe shkurtim të vendeve të punës.

Çfarë parashikon projektligji?
Projektligji i ri për mbrojtje nga duhani parashikon ndalim të plotë të pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, pa përjashtime. Po ashtu, parashikohen kufizime të rrepta për shitjen dhe ekspozimin e cigareve, si dhe të cigareve elektronike me nikotinë.

Ndalimi do të vlejë edhe për tarracat e kafeneve dhe restoranteve që nuk janë të hapura plotësisht nga të paktën tre anë, duke synuar uljen e ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Flaka

The post Ligji kundër duhanit në fazë konsultimi, gastronomët kundërshtojnë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .