Ligji për Specialen, mblidhet Grupi Parlamentar i PDK-së
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është mbledh për të diskutuar hapat e mëtejmë lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Takimi është duke u mbajtur në selinë PDK-së. Lajmin e ka konfirmuar...


Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është mbledh për të diskutuar hapat e mëtejmë lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Takimi është duke u mbajtur në selinë PDK-së.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.
“Mbledhja e Grupit Parlamentar të PDK-së është duke u mbajtur”, ka thënë Deliu Kodra për KosovaPress.
Qeveria ka miratuar mbrëmë Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara i propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës-ja. Ky veprim i Qeverisë është mirëpritur nga PDK-ja.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.