Limani dhe Sindikata e Arsimit dakordohen për K-15 për të gjithë mësimdhënësit

Komuna e Gostivarit, nën udhëheqjen e kryetarit Valbon Limani, ka arritur një marrëveshje me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – Gostivar për pagesën e K-15 për të The post Limani dhe Sindikata e Arsimit dakordohen për K-15 për të gjithë mësimdhënësit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 30, 2026 - 22:30
 0
Limani dhe Sindikata e Arsimit dakordohen për K-15 për të gjithë mësimdhënësit

Komuna e Gostivarit, nën udhëheqjen e kryetarit Valbon Limani, ka arritur një marrëveshje me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – Gostivar për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit, edhe pse kjo nuk ka qenë obligim i drejtpërdrejtë ligjor i komunës në këtë fazë.

Në periudhën kur nga Qeveria janë lëshuar dotacionet dhe kur, sipas afatit ligjor, pagesa e K-15 është dashur të realizohet deri më 31.12.2025, me komunën e Gostivarit ka udhëhequr një i besuar i Qeverisë. Në të njëjtën kohë, dotacionet e lëshuara kanë qenë të destinuara vetëm për shkollat fillore, duke mos përfshirë institucionet e tjera arsimore, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në mosrealizimin e pagesës brenda afatit ligjor.

Pas marrjes së përgjegjësisë nga udhëheqja aktuale e Komunës së Gostivarit, është zhvilluar dialog konstruktiv me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – Gostivar dhe është arritur një marrëveshje xhentëllmene, sipas së cilës pagesa e K-15 për të gjithë mësimdhënësit, përfshirë edhe ata të institucioneve që nuk kanë qenë të mbuluara me dotacione, do të realizohet sipas një dinamike të dakorduar deri në fund të muajit prill të këtij viti.

Kryetari Valbon Limani thekson se Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në respektimin e dialogut social, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit dhe menaxhimin e përgjegjshëm e transparent të financave publike, gjithmonë në interes të qytetarëve. Gazeta Flaka

The post Limani dhe Sindikata e Arsimit dakordohen për K-15 për të gjithë mësimdhënësit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .