Llaskarca: Pronari i “Durmo Turs” vazhdon të shtyjë vuajtjen e dënimit

Pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, ka fituar edhe 20 ditë shtyrje për fillimin e vuajtjes së dënimit me 10 vjet burg për aksidentin tragjik të Llaskarcës në vitin The post Llaskarca: Pronari i “Durmo Turs” vazhdon të shtyjë vuajtjen e dënimit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 16, 2025 - 18:00
 0
Llaskarca: Pronari i “Durmo Turs” vazhdon të shtyjë vuajtjen e dënimit

Pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, ka fituar edhe 20 ditë shtyrje për fillimin e vuajtjes së dënimit me 10 vjet burg për aksidentin tragjik të Llaskarcës në vitin 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe u lënduan 38 të tjerë.

Gjykatësi Qirko Mihajllovski e konfirmoi informacionin për Alsat, duke theksuar se shtyrja është miratuar me rekomandim të mjekut, sipas të cilit Beluli duhet të pushojë deri në shërimin e plotë të plagës nga ndërhyrja kirurgjikale për hernie, e kryer në fillim të dhjetorit. Sipas vendimit të ri, Beluli pritet të paraqitet në burg pas festave të fundvitit, respektivisht më 5 janar të vitit të ardhshëm.

I pyetur nëse do të kërkojë verifikim të dokumentacionit mjekësor, gjykatësi Mihajllovski tha se nuk do ta bëjë këtë, pasi i beson mjekut dhe druhet se një veprim i tillë mund të hapë procedurë për paraqitje të rrejshme. Beluli, për arsye shëndetësore, ka shtyrë fillimin e mbajtjes së dënimit tashmë gjashtë muaj.

Ndërkohë, i dënuari i dytë në këtë lëndë, Remzi Miftari, i cili gjithashtu kishte shtyrë disa herë vuajtjen e dënimit për shkak të të njëjtës diagnozë – hernie – pas përfundimit të periudhës së rikuperimit nuk është paraqitur në burg dhe tashmë një muaj ndodhet në arrati.

Për aksidentin e Llaskarcës, në burg ndodhen shoferi Manoil Trifunovski, i dënuar me 14 vjet burg – dënimi më i lartë në këtë rast – si dhe udhëheqësi i Stacionit të Kontrollit Teknik, Igor Gjorgjievski, dhe kontrollori teknik Goran Dukovski, të dy të dënuar me nga 7 vjet burg, të cilët prej 6 qershorit vuajnë dënimin në Burgun e Idrizovës. Gazeta Flaka

The post Llaskarca: Pronari i “Durmo Turs” vazhdon të shtyjë vuajtjen e dënimit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .