Llugaxhiu: Gjykata Speciale u kriju për me pengu ndarjen e Kosovës
Për mendimin tim këtë gjykatë e kanë kriju agjenturat e shteteve mike të Kosovës, sepse politikat zyrtare të asajkohe të Kosovës, konkretisht politika dhe planet e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ndarje të Kosovës, e kanë rreziku kr...
Për mendimin tim këtë gjykatë e kanë kriju agjenturat e shteteve mike të Kosovës, sepse politikat zyrtare të asajkohe të Kosovës, konkretisht politika dhe planet e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ndarje të Kosovës, e kanë rreziku krejt Bashkimin Europian. Këto politika janë planifiku në Serbi e Rusi, ndërsa me ekzekutimin e tyne janë marrë Hashim Thaçi, Edi Rama, Aleksandar Vuçiq, Richard Grenell, John Bolton, Wolfgang Petrich, etj.
Për mos me leju këtë plan, shtete të fuqishme europiane si Britania e Madhe dhe Gjermania e kanë kriju Gjykatën Speciale. Kjo sepae nëse ish leju ndarja Kosovën, Serbisë do të jipej alibi për ndarjen e Bosnjes, gallabërimin e Malit të Zi, e poashtu një pjese të Maqedonisë së Veriut e cili do të shpartallohej tërësisht.
Shtrohet pyetja kujt i konvenonte ky skenar dhe kë do ta dëmtonte më së shumti?
Serbia momenalisht i ka 77,474 km² dhe nga ndarja e Kosovës do të fitonte 20% e territorit të saj (Kosova ≈ 10,887 km²)që i bie rreth ≈2,177 km².
Mali i Zi: 13,812 km²
Republika Srpska: rreth 24,600 km² (afërsisht 48% e Bosnje dhe Hercegovinës)
Një pjesë e Maqedonisë së Veriut, të cilen nuk po e fusim në kalkulim.
77,474 + 2,177 + 13,812 + 24,600 = ≈118,063 km².
Kjo sipërfaqe do të ishte rreth 52% më e madhe se territori i Serbisë aktuale (77,474 km²).
Besoj nuk ka nevojë me shkru ndonjë argument shtesë se kush do të ishte fituesi i këtij skenari. Fituese tjetër e madhe do të ishte Rusia, sepse aleati saj do të kishte çasje në Adriatik që do të ishte thikë në zemër të NATO-s.
Të flasim për humbësit:
Humbësit më të mdhenj do të ishin shqiptarët, Bashkimi Europian (Gjermania) dhe Britania e Madhe.
Shqiptarët nga dy shtete aktuale do të mbeteshin me një. Kjo do të ishte humbja e parë. Akterët e ndarjes së Kosovës (Hashimi dhe Edi, të cilët në shtetin e ri të krijuar nga “Bashkimi Kombëtar” njëri do të bëhej President e tjetri Kryeministër) këtë sigurisht do ta paraqisnin si Bashkim Kombëtar e fitore të madhe, po e vërteta për shqiptarët do të ishte katastrofale:
Përpos që do ta humbnim veriun me plot resurse ujore e minerale, shqiptarët në situaten e re përgjithmonë do t’i humbinin trojet shqiptare në Mal të Zi, Luginen e Preshevës dhe do të vulosnin humbjen e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore.
Poashtu kjo do të shkundte themelet e Bashkimit Europian, sepse koncepti mbi të cilin u kriju Bashkimi Europian është diametralisht i kundërt me konceptin e Serbisë, Rusisë dhe argatëve të tyre shqiptarë. Dmth kjo do të ishte fatale për interesar gjermane.
Nëse ne shqiptarët nuk kemi kapacitet t’i kuptojmë këto plane e zhvillime, amerikanët, gjermanët, anglezët e sidomos anglezët janë tata-mata për këtë punë.
Për me themelu Gjykatën Speciale në fillim e kanë përdorë si karrem çështjen e “trafikimit të organeve”, dhe e kanë bindë Hashimin që ti nuk je pjesë e kësaj akuze. Serbisë i ka konvenu kjo sepse e ka përdorë për qëllime propagandistike ndërsa Hashimi u bindë që nuk akuzohet sepse çështja e trafikimit të organeve është trillim dhe s’ka kurrfarë baze reale. Prandaj Hashimi insistonte me aq ngulm e nguti që me kriju Gjykaten Speciale, poashtu edhe Edi Rama.
Masandej kur e ka marë vesh Hashimi që u mashtru, që kanë me akuzu edhe atë, njëherë u mundu që përmes Kuvendit me zhbë Gjykaten Speciale, të cilen iniciativë e penguan amerikanët e pastaj u mundua ta përshpejtoj ndarjen e Kosovës dhe tu shku me formalizu aktin e ndarjes ia ngritën aktakuzën.
Jo rastësisht Edi Rama po e fajëson Ameriken e Presidentit Biden dhe jorastësisht Baton Haxhiu po thotë që Grenelli ia ka përshpejtu Hashimit shkuarjen në Hagë. Përderisa Edi Rama po e akuzon Presidentin Biden që ta stimulojë Presidentin Trump me e e riaktualizu çështjen e ndarjes, deklarata e Batonit është shumë e saktë, sepse Grenelli si shërbëtor i Serbisë ka dashtë që ndarjen ta formalizoj sa është vet në pushtet (në fund të mandatit të parë të Presidnetit Trump Ky i fundit nuk ka pasë ide rreth kësaj teme, dmth është keqpërdorë). Kjo nguti e Grenellit tij ia ka përshpejtu Hashimit ngritjen e aktakuzës sepse anglezët e gjermanët në asnjë mënyrë nuk e kishin leju Hashimin me shku në Washington e me nënshkru marrëveshje me Serbinë që do të i ndryshonte kufijt e Kosovës e rrjedhimisht edhe kufijt e Europës.
Me dërgimin e Hashimit në Hagë, me ndihmen e anglezëve e me miratimin e amerikanëvedhe gjermanëve, më vonë një qeveri tjetër në krye me një politikan të pashantazhueshëm si Albin Kurti shumë shpejt e shtriu sovranitetin mbi veriun dhe tash për tash plani i ndarjes duket që i përket së kaluares.
Kjo është fitore shumë e madhe e Kosovës, Britanisë së Madhe e Gjermanisë dhe humbje katastrofale e Serbisë e Rusisë.
Pra për këtë shkak u kriju Gjykata Speciale, target i së cilës u kanë vetëm Hashim Thaçi. Të tjerët atje janë viktima kolaterale të cilët gjatë gjithë jetës ia kanë pa sherrin Hashim Thaçit.
A është njollos Kosova e UÇK-ja me themelimin e Gjykatës Speciale dhe nga dënimet që u shqiptuan atje?
Normalisht po, mirëpo dëmi për Kosovë e shqiptarë është miliona herë më i vogël se sa dëmi që do të u shkaktohej me ndarjen e saj.
Kur jemi te njollosja e cila si term po keqpërdoret me të madhe, nuk njollos askënd ai që e zbulon të vërteten, njollos ai që i ka duartë me gjak, sidomos me gjakun e njerzëve superpatriotë që deshën Kosovën me miliona herë më shumë se ai që territore të Kosovës i quante “dhuratë nga Rankoviqi”.
Si shpeshherë në histori po na shpëtojnë të huajt, edhe pse për interesa të tyne. Mirëpo ne duhet të mësojmë të dallojmë patriotin nga spiuni, të sinqertin nga mashtruesi… sepse një ditë mund të mos kemi fat që interesat të na përputhen me ata që na shpëtojnë dhe si pasojë rrezikojmë të zhdukemi nga faqja e dheut.
Për fund, Hashimi u kanë gjarpër i madh për Kosovë e shqiptarë, po për gjermanë e anglezë është një skrrajë mikroskopike. Më vjen keq për të tjerët, Hashimi ka korrë atë që e ka mbjellë!
Mentor Llugaxhiu
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.