Lobimi i PD, Rama: 6 mln euro për “non gratën” e Berishës, ku u gjetën ato para
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Vlora për herë të parë në lidhje me lobimin që PD po bën në SHBA. Edhe pse PD thotë se shuma e parave që do të përdoren për lobim janë dhuruar nga shqiptaro-amerikan si kontribut, kryeministri Edi Rama ngreh dyshime se nga kanë dalë ato para. Sipas Ramës, ky […]

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Vlora për herë të parë në lidhje me lobimin që PD po bën në SHBA.
Edhe pse PD thotë se shuma e parave që do të përdoren për lobim janë dhuruar nga shqiptaro-amerikan si kontribut, kryeministri Edi Rama ngreh dyshime se nga kanë dalë ato para.
Sipas Ramës, ky lobim po bëhet për të hequr sanksionimin non grata të SHBA ndaj Berishës.
“Kur flasim për gropën këtu në Vlorë, ju dhe sidomos ata që e kanë jetuar si prindër katastrofën e ’97 e dinë shumë mirë se për çfarë po flasim. Nuk është aspak e ekzagjeruar të flasësh sot për katastrofën e atij viti që këtu në Vlorë hapi edhe plagën më të madhe. Është po i njëjti personazh që vjen vërdallë për të kërkuar votën për hallin e tij personal. Janë paguar 6 milionë euro, thuhet nga patriotë, ju kujtohet që herën e kaluar, Luli u bë leckë. 6 milionë euro për të hequr damkën e një personi non grata janë shumë për të mos bërë pyetjen ku u gjetën ato para”, tha Rama.