Ashpërsohet retorika/ Alizoti sulmon Ramën: Je mbreti i llumit siç ke qenë gjithnjë
Përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit politik të Elbasanit nga radhët e PD Tomor Alizoti, vijojnë të bëhen më të ashpra. Pas deklaratave të kreut të qeverisë në drejtim të tij, vjen edhe përgjigjja e demokratit Alizoti. “Çuni i Kristaqit, respekto disnivelin, respekto që je mbreti i llumit siç ke qenë gjithnjë. Ka një […]

Përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit politik të Elbasanit nga radhët e PD Tomor Alizoti, vijojnë të bëhen më të ashpra.
Pas deklaratave të kreut të qeverisë në drejtim të tij, vjen edhe përgjigjja e demokratit Alizoti.
“Çuni i Kristaqit, respekto disnivelin, respekto që je mbreti i llumit siç ke qenë gjithnjë. Ka një koncept në filozofinë e njohjes, si e shohin njerëzit botën. Dhe i famshmi Kant thotë njerëzit botën e shohin siç janë vetë. Nëse je çyryk, të duken të gjithë çyrykë. Të nderuar demokratë çohuni të gjithë që këtë njeri ordiner, siç erdhi pa brekë ta çojmë pa brekë”, u shpreh Tomor Alizoti.
Demokrati nuk i ndali ironitë edhe ndaj Taulant Ballës.
“Kam edhe një kërkesë falje sepse e ula pak regjistrin dhe i kërkoj ndjesë intelektualit më të madh që ka prodhuar Shqipëria që është Taulant Balla i cili mund të jetë prekur nga ulja e nivelit politik. Ndjesë qytetarëve të Elbasanit, por njerëzve banalë u duhet thënë se kush janë siç janë”, vijoi ai.
Alizoti i bëri këto deklarata gjatë mitingut përmbyllës të opozitës në qytetin e Elbasanit.