Lot dhe tension mes Elijonës dhe Klodit pas spektaklit: Ky i fundit e akuzon se po qan për të “kapur” Prime-n
Elijona është parë sot në gjendje të rënduar emocionale, vetëm një ditë pas spektaklit të mbrëmshëm. Situata u përshkallëzua pas një bisede të gjatë që ajo zhvilloi me Klodin, ku tensionet mes tyre dolën hapur. Sipas komenteve të shumta, gjendja e Elijonës lidhet me ndjenjat që ajo dyshohet se ka për Klodin dhe me klipin


Elijona është parë sot në gjendje të rënduar emocionale, vetëm një ditë pas spektaklit të mbrëmshëm.
Situata u përshkallëzua pas një bisede të gjatë që ajo zhvilloi me Klodin, ku tensionet mes tyre dolën hapur.
Sipas komenteve të shumta, gjendja e Elijonës lidhet me ndjenjat që ajo dyshohet se ka për Klodin dhe me klipin e shfaqur gjatë spektaklit, ku ai u pa i përqafuar me Benitën.
Ky moment duket se e ka prekur fort Elijonën, e cila shpërtheu në lot gjatë bisedës mes tyre.
Mes emocioneve, Elijona i është drejtuar Klodit me tone të ndjera: “Kur të kam bërë unë ty padrejtësi? Unë po e vendos veten në pozitën më të keqe për ty, për të mos e hedhur poshtë raportin. A mendon se më pëlqen pozita në të cilën jam?”
Nga ana tjetër, Klodi reagoi ashpër ndaj situatës. I nervozuar, ai u largua nga biseda duke e akuzuar Elijonën se po përdor lotët për vëmendje: “Erdhe për t’u sqaruar, tash do ta kapësh Prime-n”.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta dhe debate mes ndjekësve të formatit.