LSDM: A fle i qetë Mickoski për shkak të lidhjeve me Orbanin dhe Vuçiçin, pas aksionit të SHBA-së kundër Maduros?

LSDM deklaron se SHBA-ja ka ndërmarrë veprime kundër aktiviteteve kriminale të lidhura me drogën në Venezuelë, ku objektiv ishte presidenti Nikolas Maduro. Sipas partisë opozitare, pikërisht miqtë e afërt të Hristijan Mickoskit në Evropë – Viktor Orban në Hungari dhe Aleksandar Vuçiç në Serbi – ishin ndër të paktët politikanë dhe shtete evropiane që e […]

Jan 4, 2026 - 12:00
 0
LSDM: A fle i qetë Mickoski për shkak të lidhjeve me Orbanin dhe Vuçiçin, pas aksionit të SHBA-së kundër Maduros?

LSDM deklaron se SHBA-ja ka ndërmarrë veprime kundër aktiviteteve kriminale të lidhura me drogën në Venezuelë, ku objektiv ishte presidenti Nikolas Maduro. Sipas partisë opozitare, pikërisht miqtë e afërt të Hristijan Mickoskit në Evropë – Viktor Orban në Hungari dhe Aleksandar Vuçiç në Serbi – ishin ndër të paktët politikanë dhe shtete evropiane që e mbështesnin dhe bashkëpunonin me Maduron.

LSDM kujton se Vuçiçi vetëm disa muaj më parë paralajmëronte bashkëpunim të ngushtë me Maduron, ndërsa Hungaria nën drejtimin e Orbanit ishte një nga mbështetëset e tij. Partia thekson edhe lidhjet e VMRO-DPMNE-së me SNS-në e Vuçiçit, si në politika ashtu edhe në marrëdhënie biznesi, të cilat, sipas tyre, dolën në pah përmes skandalit me “Alta Banka”.

Po ashtu, LSDM përmend deklaratat e fundit të Mickoskit për “mikunin e afërt Viktor Orban”, i cili, sipas akuzave të BE-së, lidhet me raste të korrupsionit. Ajo që i bashkon këta politikanë të djathtë, thotë LSDM, janë temat serioze të hapura për krim dhe korrupsion.

Në këtë kontekst, LSDM kujton miratimin në SHBA të Ligjit për Ballkanin Perëndimor, të nënshkruar nga presidenti Donald Trump, i cili parashikon sanksione për individë dhe politika të përfshira në korrupsion, minimin e demokracisë apo shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

“Pas gjithë këtyre zhvillimeve me ‘miqtë e mëdhenj’, pyetja është: a fle i qetë Hristijan Mickoski?”, pyesin nga LSDM.(INA)