LSDM: Gruevski brenda 10 vitesh, Mickoski për 6 muaj po vendosë diktaturë

Për 6 muaj, Mickoski mbërriti autoritarizmin, për të cilin Gruevskit iu deshën 10 vite. Akuzat vijnë nga LSDM-ja duke potencuar, siç thonë, precendencën e rrezikshme dhe tendenëcn jodemokratike që në The post LSDM: Gruevski brenda 10 vitesh, Mickoski për 6 muaj po vendosë diktaturë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 1, 2024 - 02:00
 0  5
LSDM: Gruevski brenda 10 vitesh, Mickoski për 6 muaj po vendosë diktaturë

Për 6 muaj, Mickoski mbërriti autoritarizmin, për të cilin Gruevskit iu deshën 10 vite. Akuzat vijnë nga LSDM-ja duke potencuar, siç thonë, precendencën e rrezikshme dhe tendenëcn jodemokratike që në vend se të ndërtohet sistemi i pavarur gjyqësor, Mickoski, përmes kërcënimeve, përpiqet ta robërojë dhe të vendos nën kontroll të plotë partiak.

“Është e qartë se qëllimi i VMRO-DPMNE-së asnjëherë nuk ka qenë të krijohet gjyqësori i pavarur. Përkundrazi, strategjia e tyre është e qartë: me shantazhe, kërcënime dhe arrestime, duan të vendosin një gjyqësor që do të shërbejë ekskluzivisht për interesa partiake të kësaj qeverie. Kjo është e palejueshme dhe duhet të dënohet nga i gjithë opinioni demokratik. LSDM potencon se çdo reformë duhet të zbatohet përmes procedurave demokratike – në mënyrë transparente, objektive dhe në mënyrë të obligueshme të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare. Gjithçka tjetër paraqet rrugë drejt diktaturës”, tha Ilievski.

The post LSDM: Gruevski brenda 10 vitesh, Mickoski për 6 muaj po vendosë diktaturë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .