LSDM: Gruevski po përgatitet për një arratisje të re, Mickoski nuk ka bërë kërkesë për ekstradimin e tij nga Hungaria
LSDM-ja opozitare akuzoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski se po përgatit një arratisje të re, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski, sipas tyre, ende nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për kthimin e tij në vend. Partia pretendon se në kushtet kur, siç deklarojnë ata, njerëz të afërt me kryeministrin hungarez Viktor Orban po transferojnë fonde në vende të treta, […]
LSDM-ja opozitare akuzoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski se po përgatit një arratisje të re, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski, sipas tyre, ende nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për kthimin e tij në vend.
Partia pretendon se në kushtet kur, siç deklarojnë ata, njerëz të afërt me kryeministrin hungarez Viktor Orban po transferojnë fonde në vende të treta, Gruevski po përgatit një largim në një vend të ri.
“Ndërsa në Hungari, njerëzit e Orbanit po ikin masivisht dhe po transferojnë para në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera të largëta, Nikolla Gruevski, krimineli i dënuar, po përgatit një arratisje të re”, njoftoi LSDM.
Ata thonë se Gruevski, i cili, sipas tyre, zotëron pasaporta të shumta, po planifikon të largohet për në një vend të tretë, një skenar që ata pretendojnë se e kanë njoftuar prej kohësh.
Partia bëri akuza të drejtpërdrejta kundër kryeministrit Mickoski, duke deklaruar se nuk është dërguar asnjë kërkesë e vetme për ekstradim.
“Dhe çfarë po bën Mickoski? Ai ende nuk ka dërguar asnjë dokument të vetëm ekstradimi, as një kërkesë të re”, deklaron LSDM.