Luan Aliu takon kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, diskutohet për nevojat dhe sfidat e komunitetit
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Luan Aliu, ka zhvilluar një takim në Gjilan së bashku me profesor Blerim Hazirin, ku janë pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame në këtë qytet, efendi Naim Aliu, dhe kryesia e tij, në objektin historik të institucionit. Gjatë takimit u diskutua për nevojat dhe sfidat me të cilat përballet


Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Luan Aliu, ka zhvilluar një takim në Gjilan së bashku me profesor Blerim Hazirin, ku janë pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame në këtë qytet, efendi Naim Aliu, dhe kryesia e tij, në objektin historik të institucionit.
Gjatë takimit u diskutua për nevojat dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti, në funksion të përmirësimit të mirëqenies së përgjithshme.
Aliu vlerësoi lart rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Bashkësisë Islame e Kosovës në çlirimin e vendit, si dhe angazhimin e saj në aktivitete humane dhe shoqërore në nivel të gjerë.
