Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

Muzeu i Luvrit në Francë do të instalojë 100 kamera në pjesën e jashtme deri në fund të 2026 si pjesë e masave për të shtrënguar sigurinë, pas vjedhjes spektaklore të muajit të kaluar. Drejtori i muzeut tha gjatë një seance të parlamentit se do të thellonin bashkëpunimin me policinë duke instaluar një stacion të […]

Nëntor 19, 2025 - 19:30
 0
Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

Muzeu i Luvrit në Francë do të instalojë 100 kamera në pjesën e jashtme deri në fund të 2026 si pjesë e masave për të shtrënguar sigurinë, pas vjedhjes spektaklore të muajit të kaluar.

Drejtori i muzeut tha gjatë një seance të parlamentit se do të thellonin bashkëpunimin me policinë duke instaluar një stacion të avancuar policor brenda Luvrit.

Vjedhja në mes të ditës e xhevahireve me vlerë 102 milion dollarë, ngriti dyshime mbi kredibilitetin e muzeut më të vizituar në botë si guardian i veprave të tij të paçmuara.

Ndërsa hetuesit kanë akuzuar 4 të dyshuar, thesaret nuk janë rikuperuar. Autoritetet kanë pranuar se ka pasur mangësi në mbulimin me kamera sigurie jashtë mureve të muzeut, dhe gjithashtu tek ballkoni nga ku hynë plaçkitësit.