LVV-ja për kontratat njëburimore: Propagandë e opozitës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës lidhur me kontratat e negociuara që janë cilësuar nga ata si kontrata njëburimore. Në një koferencë për media, Muja ka theksuar se këto kontrata janë të bazuara në ligj, për sa kohë që respektohen kriteret e kërkuara, dhe ka shtuar se numri

Nëntor 27, 2024 - 06:00
 0  4
LVV-ja për kontratat njëburimore: Propagandë e opozitës
lvv-ja-per-kontratat-njeburimore:-propagande-e-opozites

lvv-ja-per-kontratat-njeburimore:-propagande-e-opozites

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës lidhur me kontratat e negociuara që janë cilësuar nga ata si kontrata njëburimore.

Në një koferencë për media, Muja ka theksuar se këto kontrata janë të bazuara në ligj, për sa kohë që respektohen kriteret e kërkuara, dhe ka shtuar se numri i kontratave të tilla është zvogëluar ndjeshëm në dy vitet e fundit.

“Ne kemi thirrur këtë konferencë për një sqarim për kontratat e negociuara që po quhen njëburimore nga opozita. Dëshiroj të njoftoi se prokurimi me procedure të negociuar porashihet me ligj, përderisa respektohen kriteret. Numri i kontratave njëburimore në dy vitet e fundit është përgjysmë më pak kontrata njëburimore”, tha ai.

Ai ka përmendur gjithashtu se 15 kontrata të negociuara janë nënshkruar gjatë mandatit të ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami.

Deputeti tjetër i LVV-së, Driton Hyseni, ka theksuar se të gjitha kontratat e negociuara janë të bazuara në legjislacionin në fuqi. Këto kontrata janë bërë objekt debate në ditët e fundit, sidomos mes ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, të cilët kanë pasur përplasje mbi procedurën dhe përdorimin e këtyre kontratave.