Madonna publikon fotografi me të dashurin 38 vite më të vogël dhe vajzat e saj
Së fundmi kanë qarkulluar thashetheme se Madonna (66) ka ndërprerë lidhjen e saj me futbollistin Akeem Morris, i cili është 38 vite më i ri, por këngëtarja i ka mohuar këto zëra duke publikuar një video me një seri fotografish ku pozon me të dhe me vajzat e saj. “Dita më e bukur e vitit… […]
Së fundmi kanë qarkulluar thashetheme se Madonna (66) ka ndërprerë lidhjen e saj me futbollistin Akeem Morris, i cili është 38 vite më i ri, por këngëtarja i ka mohuar këto zëra duke publikuar një video me një seri fotografish ku pozon me të dhe me vajzat e saj.
“Dita më e bukur e vitit… Krishtlindjet dhe Hanuka, të gjitha bashkë,” shkroi ajo, pasi këto dy festa këtë vit përkonin në të njëjtën ditë.
Përveçse me Akeem-in, Madonna kaloi momente festive me katër vajzat e saj: Lourdes Leon (28), Chifundo James (18) dhe binjaket Stella dhe Estere (12). Madonna ka edhe dy djem – Rocco Ritchie (24) dhe David Banda (19) – të cilët kësaj here nuk ishin pjesë e grumbullimit familjar. Sipas mediave të huaja, besohet se ata kaluan Krishtlindjet me babanë e tyre, Guy Ritchie.
Kujtojmë se, pas disa paraqitjeve publike të vetme të Madonnës, filluan spekulimet se marrëdhënia e saj me Akeem-in 28-vjeçar kishte përfunduar. “Madonna dhe Akeem kishin të njëjtin problem që ajo ka pasur edhe me partnerët e saj të mëparshëm,” tha një burim së fundmi dhe shtoi: “Diferenca e moshës u bë një problem i madh mes tyre. Ata vijnë nga periudha të ndryshme kohore”.
Burimi gjithashtu tha se këngëtarja dyshonte për pabesi nga partneri i saj, por, bazuar në këto foto, duket se këto spekulime nuk janë të vërteta.
Akeem, i cili ka përfunduar studimet në shkencat politike, dhe këngëtarja njihen prej disa kohësh. Të dy morën pjesë në një set fotografik për revistën Paper në vitin 2022. Gjithashtu, ata festuan së bashku Ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Madonna atëherë publikoi një seri fotosh ku shiheshin duke u mbajtur për dore, duke shikuar fishekzjarrët dhe duke qëndruar së bashku në divan.
Është e njohur që Madonna preferon partnerë më të rinj në moshë. Përpara Akeem-it, ajo ndërpreu lidhjen me Josh Popper, 30 vjeç. Më parë, ajo kishte qenë në lidhje me Ahlamalik Williams, i cili ishte 35 vite më i ri, dhe më herët kishte pasur një marrëdhënie me skateboardistin Andrew Darnell, 41 vite më të ri.