Maliqi: Pesha kryesore e momentit për Evropën ka rënë mbi Britaninë, po diskutohet që Franca të ofrojë mburojën nukleare
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka shkruar për samitin e liderëve evropianë që është mbajtur në Londër, ku si çëhtje urgjente ishte lufta në Ukrainë – sidomos pas zhvillimeve të fundit të qasjes së administratës Trump ndaj kësaj lufte. Maliqi ka thënë se pesha kryesore në këtë moment i ka mbetur Mbretërisë së Bashkuar
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka shkruar për samitin e liderëve evropianë që është mbajtur në Londër, ku si çëhtje urgjente ishte lufta në Ukrainë – sidomos pas zhvillimeve të fundit të qasjes së administratës Trump ndaj kësaj lufte.
Maliqi ka thënë se pesha kryesore në këtë moment i ka mbetur Mbretërisë së Bashkuar, si aleati më i besueshëm i SHBA-ve në Evropë.
Ai a thënë se vendet evropiane tashmë e kanë kuptuar që bota ka ndryshuar dhe kanë nisur të shpenzojnë më shumë në mbrojtje.
“Siç edhe u kuptua nga samiti i sotshëm historik në Londër, pesha kryesore historike e momentit për Europën ka rënë mbi Britaninë e Madhe. Si partneri kryesor dhe më i besueshëm i SHBA në Evropë, ajo po e luan rolin e urës mes palëve dhe të shtyllës mbajtëse të NATO-s. Interesi jetik i konceptit britanik të sigurisë europiane është që SHBA të mbeten në Evropë dhe që NATO të mbijetojë. Por që kjo të mund të ndodh, Europa duhet të tregohet e gatshme të investojë në mbrojtje dhe ta ofrojë garancinë e sigurisë për Ukrainën (trupat paqeruajtëse, armët, etj)”.