“Mami, babi unë dola…” – familja tregon bisedën e fundit me djalin që u zhduk në Gjilan

Familja e Xhengiz Yzeirit, i zhdukur nga 2 janari, kanë rrëfyer momentet e fundit kur kanë parë familjarin e tyre. Ata po ashtu kanë kërkuar ndihmë pasi që dy javë kërkimet nuk kanë qenë të frytshme. “Ka dalë nga shtëpia me datën 2 janar, biseda e fundit ka qenë krejt normale, na tha: ‘mami, babi […]

Jan 16, 2026 - 22:30
 0
“Mami, babi unë dola…” – familja tregon bisedën e fundit me djalin që u zhduk në Gjilan

Familja e Xhengiz Yzeirit, i zhdukur nga 2 janari, kanë rrëfyer momentet e fundit kur kanë parë familjarin e tyre.

Ata po ashtu kanë kërkuar ndihmë pasi që dy javë kërkimet nuk kanë qenë të frytshme.

“Ka dalë nga shtëpia me datën 2 janar, biseda e fundit ka qenë krejt normale, na tha: ‘mami, babi unë dola…’”, kanë thënë familjarët për Klan Kosovën.

“Me vete e ka letërnjoftimin, pasaportën e ka harruar në shtëpi. Kemi njoftuar policinë njëherë, na kanë rekomanduar që ta kërkojmë vetë, por pas tentativave tash gati dy javë s’ka pasur rezultat”.

“Jemi të shqetësuar shumë dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse e keni ndonjë informatë, të na lajmëroni. Shpresa e fundit jeni ju”.