“Mami këtu ka shumë rrëmujë, ka rënë zjarr”, e ëma tregon mesazhin e të birit nga lokali ku 40 vetë humbën jetën: Kishte të rinj të djegur, të mbuluar në gjak
Dalia Gubbay, 58 vjeçe, është në gjendje shoku: “Nuk mbaj mend të ketë ndodhur ndonjëherë diçka e tillë. Në Crans-Montana kam shtëpi prej gati 30 vitesh dhe shpesh vij për festa me familjen time”. Edhe Viti i Ri 2026 nuk bëri përjashtim për 58-vjeçaren dhe familjen e saj shumë të madhe: gjashtë fëmijë, një bashkëshort, […] The post “Mami këtu ka shumë rrëmujë, ka rënë zjarr”, e ëma tregon mesazhin e të birit nga lokali ku 40 vetë humbën jetën: Kishte të rinj të djegur, të mbuluar në gjak appeared first on InfoShqip.com.
Dalia Gubbay, 58 vjeçe, është në gjendje shoku: “Nuk mbaj mend të ketë ndodhur ndonjëherë diçka e tillë. Në Crans-Montana kam shtëpi prej gati 30 vitesh dhe shpesh vij për festa me familjen time”.
Edhe Viti i Ri 2026 nuk bëri përjashtim për 58-vjeçaren dhe familjen e saj shumë të madhe: gjashtë fëmijë, një bashkëshort, shumë kunetër e të afërm. Një nga djemtë e saj, Samueli, ishte me bashkëshorten duke festuar ardhjen e Vitit të Ri në një shtëpi vetëm pak metra larg lokalit “Le Constellation”, ku natën e 1 janarit 2026 ndodhi një zjarr me shpërthim që shkaktoi vdekjen e të paktën 40 personave dhe plagosjen e rreth njëqind të tjerëve. Aktualisht disa familje italiane janë në kontakt me Farnesinën, pasi nuk po arrijnë të lidhen me fëmijët e tyre.
Çfarë ka parë djali juaj Samuel sonte?
“Ishte në këtë apartament, pikërisht pas lokalit, po festonte Vitin e Ri me gruan dhe rreth orës 1:30 të natës panë zjarrin që vinte nga ‘Constellation’. Më shkroi menjëherë: ‘Mami, ka rrëmujë te Constellation, ka zjarr!’, pastaj më dërgoi foto dhe video. Ishin tronditëse. Nusja ime ka parë edhe njerëz të djegur, çarçafë të bardhë që vendoseshin mbi trupa…”.
A njihni dikë që ishte mbrëmë në lokal?
“Që nga ora 8 e mëngjesit telefoni im po shpërthen nga mesazhet dhe kam marrë shumë telefonata. Shumë njerëz po më shkruajnë sepse nuk po arrijnë të gjejnë fëmijët e tyre”.
Edhe italianë?
“Po, në Crans-Montana vijnë shumë italianë, por jo vetëm: kam miq zviceranë, francezë… E di që një djalë 15-vjeçar është aktualisht i shtruar në terapi intensive në spitalin e Lozanës. Prindërit janë aty me të. Një mike franceze më ka shkruar se nuk po e gjen dot vajzën e saj. Nuk dua as ta mendoj”.
Çfarë lloj lokali është ‘Constellation’?
“Dikur ishte një lokal shumë në modë, vitet e fundit pak më pak. Por është shumë i njohur në zonë, shumë i frekuentuar. Shpesh shkohet për të parë ndeshje. Mbrëmë kishte këtë festë me të rinj shumë të vegjël, nën 17 vjeç, ishin shumë”.
Nga Milano vijnë edhe dëshmi të tjera. Si ajo, e mbledhur nga Giuseppe Guastella, e një arkitekteje milaneze 60-vjeçare që kërkon të mbetet anonime, edhe ajo me pushime në Crans-Montana, “vendpushim që e frekuentoj prej shumë vitesh”. “Kam dy fëmijë – tregon ajo – dhe mbrëmë kisha frikë se mos ishin aty, sidomos vajza ime. Pastaj, për fat, i gjeta”.
Gruaja rreth orës 1:30 doli nga shtëpia dhe kaloi para lokalit ende përpara se të mbërrinin ndihmat: “Pashë zjarrin brenda lokalit, xhamat ishin ende të paprekur dhe brenda ishin këta të rinj që përpiqeshin të dilnin; ende nuk kishte asnjë mjet shpëtimi”. Brenda pak minutash, skena që iu shfaq para syve ishte ndër më tronditëset: “Pashë një djalë që më kaloi rrugën dhe kishte vetëm të brendshme, ishte plotësisht i djegur, me flokët e djegura dhe lëvizte si një zombi pa një drejtim. Pak më tutje kishte një djalë të ulur në tokë, i palëvizshëm, me duart e përgjakura”.
Ndihmat, tregon arkitektja, “erdhën disa minuta më vonë. Unë e kalova gjithë natën duke telefonuar miqtë; të gjithë po kërkonim fëmijët tanë”./Top Channel
The post “Mami këtu ka shumë rrëmujë, ka rënë zjarr”, e ëma tregon mesazhin e të birit nga lokali ku 40 vetë humbën jetën: Kishte të rinj të djegur, të mbuluar në gjak appeared first on InfoShqip.com.