Mandatimi i Konjufcës, Abdixhiku zbulon çka i tha Osmanit dje në takim

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencën për media tregoi se çka i ka thënë presidentes Vjosa Osmani në takimin e djeshëm. Ai u shpreh se i ka thënë që logjika thonë se nuk ka shumicë dhe se sipas tij, vonesa prej 15 ditësh është e panevojshme. “Në takimin e djeshëm i thash Presidentes se logjika

Nëntor 5, 2025 - 14:30
 0
Mandatimi i Konjufcës, Abdixhiku zbulon çka i tha Osmanit dje në takim
Mandatimi i Konjufcës, Abdixhiku zbulon çka i tha Osmanit dje në takim

Mandatimi i Konjufcës, Abdixhiku zbulon çka i tha Osmanit dje në takim

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencën për media tregoi se çka i ka thënë presidentes Vjosa Osmani në takimin e djeshëm. Ai u shpreh se i ka thënë që logjika thonë se nuk ka shumicë dhe se sipas tij, vonesa prej 15 ditësh është e panevojshme.

“Në takimin e djeshëm i thash Presidentes se logjika na thotë që nuk ka shumicë, partitë politike shqiptare po thonë s’kemi shumicë, pse po na vononi edhe 15 ditë”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tutje u shpreh se nuk duhet të lidhemi në procedura, sepse sipas tij, në atë mënyrë mund të komplikohet, siç u shpreh, “sa të duam”.

“Jo të lidhemi në procedura, se po të lidhemi në procedura e komplikojmë sa të duam, madje juristët janë të aftë ta komplikojnë sa të duan, por në thelb jemi shumë më thjeshtë, kjo politikë nuk është aq e komplikuar siç po na bëjnë, politika është shumë e thjeshtë, i kemi shumicën, nuk e kemi shumicën, a po shkojmë në zgjedhje apo s’po shkojmë në zgjedhje”.

“Nëse shkojmë, cila datë po u konvenon, dilni në temë direkt, cilën datë po e doni, pse po na humbni 15 ditë, kur munden ta caktojmë datën”, tha Abdixhiku./Klankosova.tv