Manxhuka reagon pas dënimit me burg: U çmontua ndikimi i Serbisë në veri

Zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar pas shqiptimit të dënimit ndaj tij me një vit e gjashtë muaj burgim, duke vazhduar të mbrojë qëndrimet e tij publike lidhur me situatën në veri të vendit. Në reagimin e tij, Manxhuka ka theksuar se ndikimi i Serbisë në veriun e Kosovës është zvogëluar dhe se

Prill 14, 2026 - 17:00
Manxhuka reagon pas dënimit me burg: U çmontua ndikimi i Serbisë në veri
manxhuka-reagon-pas-denimit-me-burg:-u-cmontua-ndikimi-i-serbise-ne-veri

manxhuka-reagon-pas-denimit-me-burg:-u-cmontua-ndikimi-i-serbise-ne-veri

Zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar pas shqiptimit të dënimit ndaj tij me një vit e gjashtë muaj burgim, duke vazhduar të mbrojë qëndrimet e tij publike lidhur me situatën në veri të vendit.

Në reagimin e tij, Manxhuka ka theksuar se ndikimi i Serbisë në veriun e Kosovës është zvogëluar dhe se, sipas tij grupet kriminale që vepronin atje janë shpartalluar.

“Ajo që nuk u bë për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat,” ka deklaruar ai, duke shtuar se ndryshimet në terren kanë prekur interesa të ndryshme.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se pjesa e territorit që më herët është cilësuar si “Dhuratë e Rankoviqit” po transformohet dhe po integrohet më fuqishëm.

“Pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës. Përpara. Vazhdojmë”, ka shkruar Manxhuka.

Gjykata ka shpallur aktgjykimin ndaj deputetit Egzon Azemi dhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, duke i dënuar secilin me nga një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. /Telegrafi

https://www.facebook.com/arlindman/posts/10164984447113698?ref=embed_post