Mashtrime të reja me aksidente trafiku në Kumanovë, një 65 vjeçare i pagoi 30.000 euro një personi që pretendonte se është polic
Një grua gjashtëdhjetë e pesë vjeçare është viktimë e re e mashtrimit në Kumanovë. Ajo mbeti pa 30,000 euro pasi i besoi një mashtruesi se vajza e saj kishte goditur një fëmijë, ndërsa ai donte të ndihmonte që të mos mbahej përgjegjëse, transmeton Portalb.mk. Sipas SPB Kumanovë, një grua 65-vjeçare ka raportuar dje në orën […]
Një grua gjashtëdhjetë e pesë vjeçare është viktimë e re e mashtrimit në Kumanovë. Ajo mbeti pa 30,000 euro pasi i besoi një mashtruesi se vajza e saj kishte goditur një fëmijë, ndërsa ai donte të ndihmonte që të mos mbahej përgjegjëse, transmeton Portalb.mk.
Sipas SPB Kumanovë, një grua 65-vjeçare ka raportuar dje në orën 14:30 se është mashtruar nga një person për shumën prej 30.000 euro.
“Personi e ka thirrur në telefon dhe duke pretenduar se është punonjës policie, e ka njoftuar se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku ku ka goditur një fëmijë emigrant dhe se do t’i duhet të paguajë një shumë të caktuar parash në mënyrë që ajo të ndiqet penalisht. Ajo i çoi paratë në vendin e rënë dakord, dhe më vonë foli me vajzën e saj dhe kuptoi se ajo ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, tha policia.
Gjatë ditës së djeshme janë raportuar edhe dy mashtrime dhe një tentativë mashtrimi nga tre pensionistë. Me të njëjtën histori mashtruesi ka arritur të marrë 250.000 denarë.
Gjatë vitit 2024 në Kumanovë dhe qytete të tjera të vendit janë regjistruar disa mashtrime në aksidente trafiku. Policia apelon që të jenë të kujdesshëm dhe veçanërisht të moshuarve kur i telefonojnë persona të panjohur, të mos bien pre e shërbimeve false dhe të lajmërojnë të gjitha rastet e dyshimta në numrin e telefonit pa pagesë 192.