Mashtrimet për vjedhjen e të dhënave personale në RMV nuk kanë të ndalur, këtë herë dërgohen mesazhe të rreme në emër të bankave
Halkbank ShA Skopje informoi se nga 28 dhjetori 2024 janë regjistruar përpjekje për grumbullim të paautorizuar të të dhënave personale dhe financiare përmes mesazheve false, të cilat u dërgohen qytetarëve të Maqedonisë. Këto aktivitete janë ende aktuale, shtojnë nga aty, transmeton Portalb.mk. “Dërgohen SMS të rreme me emrin e keqpërdorur të bankës, që përmbajnë link […]
Halkbank ShA Skopje informoi se nga 28 dhjetori 2024 janë regjistruar përpjekje për grumbullim të paautorizuar të të dhënave personale dhe financiare përmes mesazheve false, të cilat u dërgohen qytetarëve të Maqedonisë. Këto aktivitete janë ende aktuale, shtojnë nga aty, transmeton Portalb.mk.
“Dërgohen SMS të rreme me emrin e keqpërdorur të bankës, që përmbajnë link me uebfaqe të rreme me qëllim mashtrimi. Qëllimi i këtyre mesazheve është mbledhja e të dhënave për kartelat e pagesës dhe mundësia e keqpërdorimit të tyre”, thonë nga Halkbank ShA Shkup.
Banka i bën thirrje opinionit që të përmbahet nga hapja e linqeve të marra përmes mesazheve të tilla, që qytetarët të mos vendosin të dhëna personale apo financiare në faqet e treguara dhe të kenë kujdes.
“Halkbank ShA Skopje thekson se asnjëherë nuk do të kërkojë nga klientët e saj të dhëna personale apo informacione për kartat e pagesës përmes këtij lloj të mesazheve. Të gjitha komunikimet nga banka bëhen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare dhe të sigurta”, thonë nga kjo bankë.
Kujtojmë se jo më larg se dje MPB njoftoi se po kryhen mashtrime telefonike përmes teknikave të devijimit të numrave të telefonit dhe falsifikimit të Caller ID-së dhe se është duke marrë masa aktive për hetimin dhe trajtimin e tyre.
Nga aty thonë se këto mashtrime janë gjithnjë e më të shpeshta në kohët e fundit dhe synojnë manipulimin e qytetarëve dhe qëllimi i të cilave është marrja e të dhënave konfidenciale apo aseteve financiare.
Për situatë të ngjashme, Ministria e Punëve të Brendshme informoi me 14 nëntor dhe më 5 dhjetor 2024 me ç’rast edhe atëherë bëri thirrje për kujdes.
- LEXO: RMV, qytetarët cak i mashtrimeve nga këshilltarë të rrejshëm financiarë, MPB bën thirrje për kujdes
Kujtojmë se edhe gjatë muajit shtator të vitit që lam pas qytetarët ishin shënjestër e një mashtrimit për vjedhjen e të dhënave personale. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se qytetarët merrnin e-maile në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BPS), Sasho Tasevski, i cili dukej si ftesë në gjykatë.
- LEXO: Qytetarët në RMV të jenë të kujdesshëm kur marrin telefonata nga numra të panjohur
- LEXO: Qytetarët e RMV-së ende shënjestër e “këshilltarëve të rrejshëm financiarë” në rrjetet sociale, MPB bën thirrje për kujdes
- LEXO: MPB: Mos bini pre e ftesave të rreme elektronike në emër të drejtorit të BSP-së, është mashtrim ndërkombëtar