Mbi 1100 raste të reja me grip në një javë, Shkupi kryeson listën

Mbi 1100 persona janë prekur nga gripi gjatë javës së fundit në vend, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas raportit, numri më i madh i The post Mbi 1100 raste të reja me grip në një javë, Shkupi kryeson listën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 27, 2026 - 17:00
 0
Mbi 1100 raste të reja me grip në një javë, Shkupi kryeson listën

Mbi 1100 persona janë prekur nga gripi gjatë javës së fundit në vend, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas raportit, numri më i madh i të prekurve i përket grupmoshës nga 15 deri në 64 vjeç, duke treguar një përhapje të gjerë të virusit në popullatën aktive.

Listën e qyteteve me më shumë raste e kryeson Shkupi, me gjithsej 669 persona të prekur vetëm gjatë kësaj periudhe raportuese.

Që nga fillimi i sezonit 2025-2026, numri i përgjithshëm i rasteve me grip ka arritur në rreth 15 mijë. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se deri më tani janë regjistruar edhe katër viktima, të cilat lidhen me komplikimet e shkaktuara nga gripi.

Institucionet shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar, respektim të masave higjieno-sanitare dhe vaksinim për kategoritë më të rrezikuara, me qëllim uljen e përhapjes së virusit dhe parandalimin e komplikimeve serioze.

Flaka

The post Mbi 1100 raste të reja me grip në një javë, Shkupi kryeson listën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .