Mbyllje e bazave amerikane në Evropë? Sekretari amerikan Rubio bën deklaratën shokuese

Prestigjiozja amerikane Wall Street Journal shkruan se ka plane brenda administratës Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa. Bëhet fjalë për vende si Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat kanë kufizuar përdorimin e bazave amerikane, por edhe për Gjermaninë, ku ndodhet baza më e madhe ushtarake amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara. Sekretari […] The post Mbyllje e bazave amerikane në Evropë? Sekretari amerikan Rubio bën deklaratën shokuese appeared first on InfoShqip.com.

Prill 10, 2026 - 14:30
Mbyllje e bazave amerikane në Evropë? Sekretari amerikan Rubio bën deklaratën shokuese

Prestigjiozja amerikane Wall Street Journal shkruan se ka plane brenda administratës Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa.

Bëhet fjalë për vende si Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat kanë kufizuar përdorimin e bazave amerikane, por edhe për Gjermaninë, ku ndodhet baza më e madhe ushtarake amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se gjithçka do të rishqyrtohet nëse Evropa mohon të drejtën e stacionimit të SHBA-së në bazat e saj kur i nevojiten.

“Nëse NATO do të thotë vetëm që ne ta mbrojmë Europën në rast se ajo sulmohet, ndërsa Europa na mohon të drejtat e stacionimit kur ne kemi nevojë për to, atëherë kjo nuk është një marrëveshje veçanërisht e mirë.”, ka deklaruar Rubio.

The post Mbyllje e bazave amerikane në Evropë? Sekretari amerikan Rubio bën deklaratën shokuese appeared first on InfoShqip.com.