Më 10 dhjetor do të jetë seanca për buxhetin e vitit 2025-të në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Në seancën parlamentare të caktuar për më 10 dhjetor pritet të fillojë debati për Propozim-buxhetin për vitin 2025, raporton MIA. Sipas Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi rreth Propozimit të buxhetit, gjegjësisht pas propozimit të plotësuar  në seancën e Kuvendit, bëhet në javën e dytë të dhjetorit dhe zgjat më së shumti pesë ditë. Propozim-buxheti do të […]

dhjetor 5, 2024 - 02:00
 0  4
Më 10 dhjetor do të jetë seanca për buxhetin e vitit 2025-të në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Hristian MIckoski, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Në seancën parlamentare të caktuar për më 10 dhjetor pritet të fillojë debati për Propozim-buxhetin për vitin 2025, raporton MIA. Sipas Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi rreth Propozimit të buxhetit, gjegjësisht pas propozimit të plotësuar  në seancën e Kuvendit, bëhet në javën e dytë të dhjetorit dhe zgjat më së shumti pesë ditë.

Propozim-buxheti do të jetë një nga pikat e rendit të ditës të seancës së 22-të, në të cilën gjithashtu duhet të votohet edhe nevoja për miratimin e Propozimit të ligjit për ekzekutimin  e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 (me procedurë të shkurtuar).

Në bazë të nenit 193 të Rregullores së Kuvendit, pas përfundimit të debatit të amendamenteve, Propozim-buxheti kthehet në Qeveri, e cila përgatit propozim shtesë të buxhetit. Propozimi i plotësuar i buxhetit paraqet një tekst të ri integral në të cilin Qeveria ka inkorporuar amendamentet me të cilat është pajtuar dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në propozim-buxhetin. Për propozimin e plotësuar të buxhetit paraqitet edhe shpjegim.

Në propozimin e plotësuar të buxhetit amendamente mund të paraqesin më së voni në afat prej tre ditëve para ditës së caktuar për mbajtjen e seancës së Kuvendit, vetëm për ato pjesë që në propozimin e plotësuar të buxhetit janë ndryshuar.  Amendamentet mund të parashtrohen nga çdo deputet, grup parlamentar dhe Qeveria.

Shqyrtimi rreth propozim të buxhetit, përkatësisht pas propozimit të buxhetit të plotësuar në seancën e Kuvendit, bëhet në javën e dytë të dhjetorit dhe zgjat më së shumti pesë ditë.

Ndryshe, ky do të jetë buxheti i parë që do të përpilohet nga Qeveria e Hristijan Mickoskit. Buxheti i shtetit duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku qeveria e formuar nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM nuk kanë problem me numrat e deputetëve.

Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 fillimisht u miratua më 29 tetor në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.