Spitali klinik i Tetovës, fabrikë për raporte të rreme mjekësore për shtrydhjen e kompanive të sigurimeve përmes aksidenteve

Rreth 50 persona nga Tetova e kanë pranuar fajësinë për mashtrim ndaj kompanive të sigurimit përmes lëndimevr në aksidente që nuk i kanë pasur. Hulumtimi i “Sloboden Peçat” zbulon se e përbashkëta e të gjithëve është ajo që  kërkesat për kompensim ndaj kompanive të sigurimit bazohen në raporte mjekësore me përmbajtje të rreme, të printuara […]

Jan 24, 2025 - 14:00
 0  4
Spitali klinik i Tetovës, fabrikë për raporte të rreme mjekësore për shtrydhjen e kompanive të sigurimeve përmes aksidenteve
Spitali i Tetovës. Foto: Elida Zylbeari/Portalb.mk

Rreth 50 persona nga Tetova e kanë pranuar fajësinë për mashtrim ndaj kompanive të sigurimit përmes lëndimevr në aksidente që nuk i kanë pasur. Hulumtimi i “Sloboden Peçat” zbulon se e përbashkëta e të gjithëve është ajo që  kërkesat për kompensim ndaj kompanive të sigurimit bazohen në raporte mjekësore me përmbajtje të rreme, të printuara nga një adresë – ISHP Spitali Klinik Tetovë.

Disa nga aksidentet kanë ndodhur realisht, por përveç atyre që kanë qenë realisht në vetura dhe që vërtet kanë pasur kocka të thyera dhe lëndime të rënda, ka pasur edhe persona të tjerë, qëllimi kryesor i të cilëve ka qenë të pretendojnë se janë në aksidente, të bëjnë certifikata falëse mjekësore nga Spitali klinik Tetovë (gjë që edhe ndodhur, dhe më pas me dokumentacion të tillë fals mjekësor të kërkojë kompensim nga kompanitë e sigurimit.

Kanë qenë vetë kompanitë e sigurimeve që kanë iniciuar kthimin e parave të tyre, pasi kanë vënë re situata të çuditshme – shumë të lënduar në aksidente “të lehta”. Deri më tani, sipas burimeve të mirëinformuara me të cilat ka folur “Sloboden Peçat” në Prokurorinë Publike të Tetovës, në arkat e sigurimeve me pranim fajësish janë kthyer rreth 5 milionë denarë, ndërsa ka lëndë aktuale të tilla me të njëjtin modus operandi.

Të gjitha 5 milionë denarë në rastet e ndryshme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve në llogaritë e transaksionit si “kompensim” për personat që nuk kanë qenë të përfshirë në aksidente por kanë vepruar si viktima për kompensim financiar.

Meqenëse ata e pranuan fajin në sallën e gjyqit, procedura përfundoi atje – domethënë nuk u kërkua të shpjegonin se çfarë ishte rrjeti dhe kush ishte i përfshirë në të. Në Spitalin e Tetovës, edhe pas sugjerimit të prokurorit publik, dy policë filluan të kryejnë detyrën – për të kontrolluar se çfarë rastesh ka në aksidente trafiku.

Raportet mjekësore janë me përmbajtje të ndryshme, por më e zakonshme është diagnoza S00, për njerëzit që ndoshta vetëm i kanë dhënë hua informacionet e tyre personale skemës së nxjerrjes së parave. Por kush nga spitali klinik i Tetovës po merr pjesë në këtë mashtrim nuk dihet, me përjashtim të një mjeku që tashmë është dënuar. Bëhet fjalë për një specialist të kirurgjisë së përgjithshme dhe traumatologjisë, i cili ka lëshuar vërtetime false mjekësore për 6 persona. Ai u dënua në shtator 2024 me 100 gjoba ditore. Faksimilen e një mjeku tjetër nga spitali i Tetovës e ka vënë në ato vërtetime false mjekësore që u ka lëshuar pacientëve të rrejshëm “për lëndime fizike të marra nga aksidenti”. Në bazë të vërtetimeve false mjekësore, gjashtë personat e plagosur rrejshëm kanë lidhur marrëveshje për dëmet jomateriale nga kompanitë e sigurimit edhe pse ishin të shëndetshëm.

SPB Tetovë këtë javë ka bërë kallëzim të ri penal kundër të njëjtit specialist të kirurgjisë së përgjithshme nga spitali klinik i Tetovës. Sipas raportit, ai në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike të Tetovës në vitin 2021 ka krijuar një raport mjekësor me përmbajtje të pavërtetë për gjoja lëndime trupore të shkaktuara në aksidente trafiku në emër të dy personave, me qëllim të kompensimit nga kompanitë e sigurimit. . Pastaj avokati i ka dorëzuar në një kompani të sigurimit për inkasimin e 680 mijë denarë për dëme jomateriale.