Me mbi 338 mijë vota, Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit, si lideri më i votuar. Nga numërimi i 96. 17 përqind të votave për deputetë, Kurti ka marrë 338 mijë 731 vota. Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, Kurti […]


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit, si lideri më i votuar.
Nga numërimi i 96. 17 përqind të votave për deputetë, Kurti ka marrë 338 mijë 731 vota.
Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, Kurti fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).
Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ende s’janë numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.