“Më mirë për Tetovën” thërret qytetarët në protestë: “Gjuha jonë, e drejta jonë”
Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” ka bërë thirrje për një protestë më 6 prill 2026, nën moton “Gjuha jonë, e drejta jonë”, duke kërkuar zbatim të plotë dhe pa The post “Më mirë për Tetovën” thërret qytetarët në protestë: “Gjuha jonë, e drejta jonë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” ka bërë thirrje për një protestë më 6 prill 2026, nën moton “Gjuha jonë, e drejta jonë”, duke kërkuar zbatim të plotë dhe pa kompromis të përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore të Maqedonia e Veriut.
Në njoftimin e tyre, organizatorët theksojnë se gjuha shqipe nuk është vetëm mjet komunikimi, por një element themelor i identitetit dhe barazisë në një shtet multietnik. Ata nënvizojnë se respektimi i saj nuk duhet trajtuar si çështje statistikore apo politikë ditore, por si një standard i domosdoshëm për barazi reale mes qytetarëve.
“Institucionet shpesh nuk e zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet në praktikë: interpretimet kufizuese dhe mungesa e vullnetit institucional çojnë në deformim të të drejtave dhe pabarazi,” thuhet në reagim. Organizatorët vlerësojnë se çdo dobësim në këtë zinxhir – nga Kushtetuta tek zbatimi në administratë – dëmton besimin e qytetarëve dhe rrezikon kohezionin shoqëror.
Ata nënvizojnë se garantimi i përdorimit të plotë të gjuhës shqipe forcon shtetin, duke rritur përfshirjen qytetare dhe legjitimitetin institucional. Për më tepër, shqipja konsiderohet një gjuhë e lashtë dhe një element i panegociueshëm i identitetit kulturor dhe historik të shqiptarëve.
“Përdorimi i gjuhës shqipe nuk mund të kufizohet apo relativizohet nga asnjë mekanizëm institucional apo politik. Ai duhet të mbrohet dhe të garantohet pa kompromis si e drejtë themelore,” theksojnë organizatorët.
Në përfundim, iniciativa “Më mirë për Tetovën” i bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar më 6 prill, për të mbrojtur të drejtën për përdorimin e gjuhës shqipe dhe për të ushtruar reagim qytetar. Gazeta Flaka
The post “Më mirë për Tetovën” thërret qytetarët në protestë: “Gjuha jonë, e drejta jonë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .